A do të mbetet infertil?

doktor 1Përshëndetje doktor. Vëllai ka tre ditë që është diagnostifikuar nga mjeku infektolog me parotit. Vëllai ka enjtje në zoën e nofullës por ka një dhimbje të lehtë edhe në organin gjenital. Temperaturë nuk ka, është 16 vjeç dhe jam e shqetësuar për të ardhmen e tij. Mjeku infektolog i ka dhënë këtë mjekim: amoksicilinë, paracetamol dhe chymoral. Dua të nëse vëllai është prekur nga orkiti dhe a duhet të vazhdojë me këtë mjekim, si dhe sa është mundësia të mbesë infertil?

Përgjigjet mjeku infeksionist Gentian Stroni

Pacienti rezulton  me prekje të testikujve, që do të thotë orkitis.  Duhet trajtuar nga mjeku infeksionist, duke parë madhësinë e enjtjes që pacienti ka. Ekziston mundësia e infertilitetit, por kjo nuk mund të diagnostifikohet tani. Mjekimi i tanishëm do të jetë me kortizonik, e përshkruar sipas recetës së mjekut infeksionist.

Postime të ngjashme

Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?