Si të ruani qumështin e gjirit – udhëzime për sigurinë e foshnjës

Blerina Bombaj, dietologe

Ushqyerja me gji është prioritet për mbarëvajtjen e shëndetit të çdo foshnje, dhe çdo nënë duhet ta ndjejë si detyrë dhe obligim thelbësor ndaj fëmijës së saj. Edhe nënat të cilat kane një karrierë të rëndësishme apo janë të detyruara të punojnë, munden ta realizojnë ushqyerjen e plotë me gji, duke shtrydhur gjinjtë dhe duke e depozituar qumështin ne kushtet e duhura. Në këtë mënyrë, fëmija merr themelet më të shëndosha për shëndetin e tij.

Rregullat e sigurisë se ruajtjes së qumështit të gjirit

  • Jashtë frigoriferit, në temperature ambienti (18-25gradë C): jo më shumë se 3-4 orë, në enë të mbyllur; hidheni poshtë çka mbetet 1-2 orë pas ushqyerjes.
  • Në çantë termus, 15gradë C: deri në 24orë. Këshillohet të vendosen pllaka të ngrira në kontakt me enën e qumështit; çantat të mbahen mbyllur, të hapen vetëm kur nevojitet.
  • Në freskues (4gradë C): deri në 72 orë; Vendoseni në zonën më të ftohtë të frigoriferit freskues.
  • Në ngrirje (-20gradë C): deri në 6 muaj; depozitojeni në fund të ngrirjes, për temperaturë sa më konstante.

Si të ruani qumështin e gjirit pasi e keni shkrirë

  • Në temperaturë ambienti (18-25gradë C): 1-2 orë
  • Në freskues: 24 orë
  • Në ngrirje: mos e ngrini më./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital