Pyet mjekun: Kam dhimbje te fundi i zorrës

Përshëndetje! Kam dhimbje tek fundi  i zorrës, më është acaruar. Është krijuar si një copë mishi i vogël që është  si i ngurtë, edhe afër zorrës kur e prek është i fortë dhe si kokërr nga brenda.  Por më shumë më shqetëson dhimbja qe kam, më çmendi, kam marr krem që lyhem. Kam bërë një vizitë tek kirurgu dhe më pa problemi nga jashtë. Më tha mirë e ke kremin që ke marrë,  nuk është për t’u shqetësuar. Unë kam shumë dhimbje, sidomos natën.

Përgjigjet  Valdete Malaj, mjeke gastrohepatologe në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3, Tiranë.

Keni bërë shumë mirë që keni bërë vizitë tëk kirurgu, si rregull problemi juaj duhet të ishte zgjidhur nga kjo vizitë. Në zorrë ka disa sëmundje, kryesisht janë hemoroidet, ka dhe proleps të zorrës, ka dhe tumore të zorrës. Përderisa kirurgu të ka thënë që nuk ke një problem të madh, unë ju rekomandoj një kontroll tjetër te kirurgu apo edhe te një gastrohepatolog për të parë situatën, domethënë nëse është përcaktuar diagnoza korrekte dhe a është bërë mjekimi korrekt.  Nuk mund të flas pa e parë gjendjen tuaj.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?