I thoni “Jo” alkoolit nëse po ushqeni fëmijën me gji! Ja nga çfarë rrezikohet

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ekspozimi i fëmijës ndaj alkoolit nëpërmjet qumështit të gjirit mund të ndikojë tek shëndeti mendor i fëmijës, duke ulur aftësitë e tij njohëse.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga Universiteti Macquarie në Australi, i cili është publikuar këtë të hënë në revistën “Pediatrics”.

“Ky është studimi i parë ku është ekzaminuar lidhja mes ekspozimit ndaj alkoolit nëpërmjet qumështit të gjirit dhe aftësive njohëse tek fëmijët”, thonë shkencëtarët nga Universiteti Macquarie.

Autorët i morën të dhënat nga një studim afatgjatë, ku janë përfshirë më shumë se 5000 foshnje nga Australia. Që nga viti 2004 ata u monitoruan çdo dy vjet deri në moshën 11 vjeç.

Nënat e tyre ishin pyetur për konsumimin e alkoolit nga një pyetësor i bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ata u pyetën gjithashtu për pirjen e duhanit gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji. Fëmijët kryen disa teste të memories, të të folurit, arsyetimit dhe aftësive njohëse.

Fëmijët, nënat e të cilëve kishin konsumuar alkool gjatë kohës që i kanë ushqyer me gji, morën më pak pikë në testet e kryera.

Burimi: CNN / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj