Vaji i ullirit, më i mirë se viagra

Një dozë javore me vaj ulliri mund të jetë më e mirë se vigra në përmirësimin e performancës së meshkujve në dhomën e gjumit, sugjeron një studim i ri. Shkencëtarët nga Universiteti i Athinës, në Greqi, thonë se vetëm 9 lugë gjelle nga ky përbërës janë të mjaftueshme për të ulur rrezikun e impotencës me gati 40%/

Vaji i ullirit ka një sërë përfitimesh shëndetësore, si mbrojtja e enëve të gjakut apo përmirësimi i qarkullimit të gjakut në të gjithë trupit.

Një studim i kryer tek më shumë se 600 meshkujt me një moshë mesatare 67 vjeç zbuluan se ata që ndjekin një dietë të stilit mesdhetar – të pasur në fruta, perime, bishtajore, peshk, fruta të thata dhe vaj ulliri – kanë më pak probleme me shëndetin riprodhues.

Vaji i ullirit mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e niveleve të testosteronit, duke ulur kështu rrezikun e disfunksionit erektik.

Lodhja, ankthi dhe konsumimi i alkoolit janë disa nga faktorët që ndikojnë në rritjen e rrezikut për zhvillimin e problemeve me shëndetin riprodhues te meshkujt.

Drejtuesja e studimit, dr. Christina Chrysohoou, thotë se dieta dhe aktiviteti fizik janë çelësi për të përmirësuar performancës seksuale te meshkujt në moshë të mesme ose të moshuarit.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?