Ç’do të thotë nëse ke neps për akull?

Çfarë do të thotë: Në mënyrë të çuditshme, të të bjerë mendja për akull, ndonjëherë mund të jetë një shenjë që keni anemi dhe trupi juaj  ka mungesë hekuri. akull“Doktorët nuk janë të sigurt pse ndodh kjo, -shprehet profesor Lou, – por akulli mund të ndihmojë në lehtësimin e ndjesisë së dhimbshme të inflamacionit të gojës, i cili është një nga simptomat e anemisë”.

Nëse trupi juaj kërkon akull dhe ju përjetoni një periudhë dobësie trupore dhe mungesë energjie, atëherë drejtohuni tek një doktor në rastin më të parë të mundshëm. Sipas një anketimi të Institutit Anglez të Dietologjisë dhe Ushqimit, pothuajse gjysma e njerëzve nuk e arrin përmes ushqyerjes natyrale sasinë e nevojshme të hekurit në organizëm dhe subjekti më i rrezikuar prej anemive vazhdojnë të mbeten femrat.

Provo: Burimi më i mirë i hekurit është mishi i kuq pasi hekuri i gjendur në të është më lehtë i absorbueshëm se burime të njëjta të hekurit në bimë, si p.sh.: buka prej miellit të pasitur (ose buka me krunde), fiqtë, kajsitë, spinaqi, brokoli dhe thjerrëzat. Në rast se anemia është shumë e shprehur, është e nevojshme të merren suplemente hekuri, gjithmonë të përshkruara nga mjeku përkatës.

Postime të ngjashme

Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet