Përse kopsat e këmishës te femrat dhe meshkujt janë në anë të ndryshme

Ilma Lamçe

Nëse një këmishë na pëlqen shumë por nuk jemi të sigurt nëse është për femra apo për meshkuj, mjafton të shikojmë në cilën anë janë të vendosura kopsat. Kjo është ajo çka i dallon nga njëra-tjetra. Te femrat këmishat janë të vendosura në të majtë ndërsa te meshkujt në anën e djathtë. Ky është një mister i vjetër në dizajnin e veshjeve.

Por cilat janë kuriozitetet lidhur me këtë mister, cila është arsyeja e kësaj vendosje të kopsave:

  • Një prej teorive thotë se kjo vendosje është bërë për shkak të pabarazisë gjinore. Kopsat e grave vendoseshin në anën e majtë, sepse ishte një shenjë që femrat ishin inferiore para burrave të tyre.
  • Gratë e shtresës borgjeze nuk visheshin vetë, por ndihmoheshin nga shërbëtoret dhe kopsat në anën e majtë e bënin më të thjeshtë veshjen e tyre.
  • Për shka të ushqyerjes me gji. Shumica e femrave i mbajnë fëmijët në krahun e majtë gjatë kohës që i ushqejnë me gji dhe duke vendosur kopsat në të majtë është më e lehtë hapja e këmishës.
  • Për shkak të kalërimit. Gratë hipnin në shalë nga ana e djathtë dhe butonat e këmishës viheshin në krah të majtë që të mos ndihej flladi i erës në trup.
  • Burrat kishin kopsa në anën e djathtë të këmishës sepse mbanin armë dhe duke përdorur armën me dorën e djathtë ishte më i lehtë zbërthimi i këmishës me të majtën.

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet