Kujdes kur zhyteni në det apo në pishina

Ilma Lamçe

Në këto ditë të nxehta zgjidhja e vetme është larja në det apo në pishina. Shumica prej nesh dëshirojnë të zhyten duke u munduar edhe të bëjnë performance të bukura, gara me njëri tjetrin se kush hidhet më bukur nga shkëmbinj apo nga lartësi të ndryshme. Moshat e reja nuk mendojnë asnjëherë se mund të dëmtohen apo të vriten, nuk kontrollojnë as territorin ku hidhen nëse është i cekët apo jo. Nga të gjitha këto më delikatja është hedhja me kokë e cila në shumë raste mund të rrezikojë edhe fatale.

Mjekët këshillojnë dhe paralajmërojnë gjithë njerëzit të kenë kujdes sepse një moment i çmendurie mund të çojë në dëmtime të mëdha dhe paralizë, të cilat shpesh nuk kanë kthim pas. Mund të ndodhë të keni dëmtime të shumta në pjesën e shpinës nëse zhyteni nëpër shkëmbinj, apo të keni lëvizje të rruazave të qafës nga rrëshqitëset e ujit në pishina.

Problemet janë të shumta dhe mjekët këshillojnë kujdes të shtuar për të gjithë njerëzit që shkojnë me pushime dhe janë të apasionuar pas hedhjeve. Sidomos kujdes duhet të ketë për fëmijët, të cilët ende nuk janë në gjendje të kuptojnë problemet shëndetësiore që vijnë si pasojë e hedhjeve.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?