Vajtja në punë në këmbë, me biçikletë ose urban përmirëson jetën

bicikleteE themi të gjithë se udhëtimi për në punë me mjetet publike është acarues, ndërsa përballesh me autobusët plot. Megjithatë rezulton se ky është më i shëndetshëm se të shkosh në punë me makinë. E nëse zgjedh të përdorësh biçikletën ose të shkosh në këmbë, niveli i kënaqësisë dhe qetësisë rritet edhe më shumë.

Ky është pretendimi i ngritur nga studiuesit e Universitetit të Anglisë Lindore, të cilët në një kërkim që kanë kryer me 18000 persona të moshës 18-65 vjeç, kanë zbuluar se kush lë makinën në shtëpi dhe ecën ose pedalon për të shkuar në punë, është më i mirë në marrëdhëniet me kolegët, më i qetë dhe fle më mirë gjatë natës sesa ata që udhëtojnë të mbyllur në makinë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”, rezulton se mes personave që morën pjesë në studim 73% përdornin makinën, 13% lëviznin në këmbë dhe 3% me biçikletë. Ndër 11% shfrytëzonin transportin publik. “Kush lëvizte në këmbë ose në biçikletë, kishte nivel më të lartë mirëqenie. Çuditërisht rezultoi se edhe ata që lëviznin me autobus kishin nivele më të larta qetësie dhe socializimi krahasuar me ata që lëviznin me makinën e tyre”, theksoi Adam Martin, kreu i grupit kërkues./G.Shehu

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera