Vlerat shëndetësore të mentes

Vlerat e bimës së mentes janë të njohura që në antikitet. Ajo është e përbërë kryesisht nga uji, fibrat, proteinat, minerale në sasi të madhe, vitamina dhe aminoacide. Nga vaji esencial i mentes nxirret mentoli, një lloj alkooli i zbuluar 2000 vjet më parë në Japoni.

mentjaVlerat e mentes

Qetëson problemet gastrointestinale. Vaji esencial i mentes ka veti antispazmike, çka ndihmon muskulaturën gastrointestinale, shmang kontraktimet e zorrëve dhe lehtëson kalimin e ushqimit.

Është analgjezik

Studime të kryera në Gjermani dhe Iran kanë arritur të njëjtin përfundim: mentja është një ilaç i mirë kundër dhimbjeve të kokës dhe migrenës. Në të dy rastet, ekspertët kanë konstatuar reduktim të dhimbjeve në masën rreth 40 për qind.

Studiuesit iranianë vunë re sidomos te pacientët meshkuj se aplikimi mbi ballë i një solucioni me përmbajtje menteje lehtëson simptomat e migrenës si: të përzierat, të vjellat dhe irritimi nga drita dhe zhurmat.

Antiseptik

Mentja ka veti antiseptike dhe antiparazitare. Ajo vepron në mënyrë të veçantë në aparatin e tretjes. Efektet antiseptike dhe antivirale i detyrohen polifenoleve që ka në përbërje. Një tjetër veti e zbuluar së fundmi është edhe aftësia e mentes për të shkrirë gurët në fshikëzën e tëmthit, por studimet e kryera deri tani në këtë drejtim janë të pakta.

Liron aparatin e frymëmarrjes

Mentja ka efekt freskues dhe hollues në sekrecionet e aparatit të frymëmarrjes. Në mjekësinë kineze, ajo vazhdon të përdoret kundër rrufës, etheve, kollës dhe ftohjes.

Freskues dhe tonik

Menten e gjejmë shpesh në përbërje të preparateve kozmetike, për shkak të ndjesisë së freskisë dhe  tonifikimit që i jep lëkurës.

Vlerat aromatike

Mentja përdoret gjerësisht në kuzhinë, kryesisht në ëmbëlsira. Gjithashtu e gjejmë si përbërës kryesorë të pijeve si likeret apo kokteilet e ndryshme.

Pastrues

Mentja ka efekt pastrues dhe lufton efektivisht erën e keqe të gojës. Krahas produkteve farmaceutike që e kanë përbërës kryesor, edhe një gargarë e përgatitur me 5 mg gjethe të hedhura në 100 ml ujë ka të njëjtin efekt.

Mentja ka në përbërje fibra, proteina, aminoacide dhe minerale si: kalciumi, potasi, magnezi, mangani, fosfori, sodiumi etj. Vitaminat që gjenden te mentja janë ato të grupit A, B, C dhe D./ Përshtati në shqip: Gridi Shehu

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit