Ushqime të pasura me biotinë, vitamina B që ju bën mirë për flokët, lëkurën dhe thonjtë

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Çfarë është biotina?

Biotina është një vitaminë që i përket grupit të vitaminave B. Ndonjëherë mund të quhet dhe vitamina H. Ashtu si vitaminat e tjera B, biotina ndihmon trupin në kthimin e ushqimit në energji. Sasia e shëndetshme e biotinës është e lidhur me të pasurit e flokëve me shkëlqim, lëkurë të pastër dhe thonj të fortë. Biotina është gjithashtu shumë e nevojshme gjatë shtazënisë, dhe përfshihet në shumë vitamina prenatale.

Ja disa ushqime ku mund të gjendet biotina:

  1. Vezët

Biotina gjendet në të verdhën e vezëve. Të verdhat e vezëve duhet të gatuhen gjithmonë para se të konsumohen, edhe pse nxehtësia do ta ulë sasinë e biotinës që merrni. Për shkak të funksionit që luan biotina në zhvillimin e embrionit, atëherë është e kuptueshme se pse të verdhat e vezëve janë një nga ushqimet më të pasura me biotinë.

  1. Bajamet

Bajamet e freskëta, të kripura apo dhe të pjekura përmbajnë nivele të larta të biotinës. Arrorët dhe legume në përgjithësi janë një burim i mirë i biotinës. Kjo vitaminë mund të gjendet edhe në kikirikë, fasule, arra etj.

  1. Lulelakër

Lulelakra e pagatuar përmban 17 mikrogram biotinë për çdo racion. Kjo është një sasi e madhe nëse konsideron se një njeri i shëndetshëm mërr 100 – 300 mikrogram biotinë në ditë.

4.Djathrat

Shumica e produkteve të bylmetit përmbajnë një sasi të caktuar biotine. Djathi blu dhe djathi Camembert u zbuluan se kishin sasinë më të madhe të biotinës në një studim me 23 lloje djathrash.

  1. Kërpudhat

Biotina në kërpudha i ndihmon ato të mbrohen nga parazitët dhe grabitqarët gjatë rritjes. Nëse hani kërpudha të gatuara bëni shumë mirë. Por nëse i hani ato të pagatuara është edhe më mirë.

  1. Patatja e ëmbël

Patatet e ëmbla përmbajnë disa nga nivelet më të larta të biotinës të gjendura në perime. Meqë patatet e ëmbla përmbajnë edhe beta karoten, ato janë shumë të mira për t’u ngrënë nëse doni të përmirësoni pamjen e lëkurës suaj.

  1. Spinaqi

Spinaqi përmban një nga nivelet më të larta të biotinës ndër perimet e gjelbërta. Ai nuk e humbet këtë aftësi edhe nëse e ngrini, një racion spinaq që ka qënë i ngrirë përmban 7 mikrogram biotinë.

Burimi: Healthline

Postime të ngjashme

Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure