Simptomat që shoqërojnë shfaqjen e hipertensionit

Mungesa e simptomave të dukshme bën që në pjesën dërrmuese të rasteve pacientët të marrin vesh se vuajnë nga hipertensioni vetëm në rastet kur hipertensionnsëmundja ka avancuar së tepërmi.

Sipas mjekëve mund të ndodhë që për vite të tëra hipertensioni të zhvillohet në heshtje, dhe se shpesh herë pacientët e neglizhojnë si rrjedhojë e shenjave të paqarta.

Megjithatë ndër simptomat karakteristike që mund të shoqërojnë këtë sëmundje pohohet të jenë dhimbja e fortë e kokës (në mënyrë të vazhdueshme), dhimbjet e qafës, skuqja dhe temperatura e lartë e fytyrës, ndjesia e djegieve, shtypjet, shtrëngimet dhe dhimbjet e gjoksit.

Në shumë raste pacientët ndiejnë vështirësi për t’u ngopur me frymë, kanë rrahje të shpeshta të zemrës, zhurmë në veshë, mungesë përqendrimi, hije para syve etj. Sipas ekspertëve të shëndetit publik një ndër problemet e mëdha mbi hipertensionin është se shumica e qytetarëve nuk e dinë se vuajnë nga kjo sëmundje, ndaj është e nevojshme që të bëhen herë pas here vizitat tek tek mjeku specialist për të zbuluar sa më herët sëmundjen.

Postime të ngjashme

Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure