Ja pse pëlqehet lëngu i domates në fluturim

Një nga misteret më të mëdha të udhëtimit në ajër duket se tashmë është zgjidhur: pse lëngu i domates është shumë i përdorur në fluturim, dhe jo në tokë.

leng domateKërkues të shoqërisë gjermane “Fraunhofer”, të cilët u kontraktuan nga kompania ajrore “Lufthansa” arritën në përfundimin se arsyeja pse njerëzit e pëlqenin lëngun e domates kur fluturonin ishte për shkak të presionit që kabina ushtron në trupin e njeriut.

Ky presionin nënkupton faktin që qelizat marrin më pak oksigjen dhe si rrjedhojë perceptorët e shijes janë më pak të ndjeshëm.

Edhe mukusi zgjerohet nën presionin e ulët duke bllokuar sensorët e shijes. Ndëkohë lagështia e kabinës than hundën dhe gojën.

“Kemi mësuar se lëngu i domates në nivelin zero nuk ka shije shumë të mirë”, shprehet Ernst Derenthal i “Lufthansës”.

“Sidoqoftë, kur ju e provoni në lartësinë 10 000 metra mbi nivelin e detit, le të themi se ky lëng tregon anën e vet të mirë. Ka më shumë aciditet, më tepër shije mineralesh dhe është shumë freskuese”.

Pra, salca ngacmon hundët, që stimulojnë receptorët e shijes./ Përgatiti: Gridi Shehu

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.
Studimi amerikan zbulon tetë zakone që ju zgjasin jetën deri në 24 vjet