Lajm i mirë nga Infektivi, shkon në 13 numri i stafit mjekësor të shëruar nga COVID-19

Edhe 5 pjestarë të personelit shëndetësor rezultojnë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me një postim në Facebook ka ndarë lajmin e mirë, duke theksuar se janë 13 personel shëndetësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës. Janë të shëruar 7 mjekë, 4 infermierë dhe 1 sanitare.

Me 15 të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit, deri tani janë 67 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19.

Të shëruarit do të vijojnë të jetë të vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore. Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar.

 

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik