Koronavirusi/ Si është gjendja e të prekurve?

Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona, nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 27 raste, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 304. Në total numri i të shëruarve nga koronavirusi ka shkuar në 89.

Ndërkohë që numri më i madh i të prekurve në orët e fundit ka qenë në qytetin e Shkdorës, ku janë identifikuar 12 të prekur në dy familje të ndryshme, mes tyre dhe një fëmijë 13-vjeçar.

Rakacolli tha se në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Gjatë orëve të para të mëngjesit janë transportuar në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, 3 paciente nga spitali Infektiv.

Aktualisht në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, i cili do të ndjekë rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 4 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve në gjendje të rënduar (të intubuar).

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë