Numri i të prekurve me kronavirus në të gjithë botën është afër shifrës dy milion, ndërsa shumë vende kanë zgjatur afatin e bllokimit, disa të tjera kanë filluar me lehtësimin e masave.
Situata në Europë
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi zgjatjen e bllokimit të Francës deri më 11 maj. Shifrat e fundit tregojnë se virusi ka vrarë 14.967 njerëz në Francë.
Në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 11,000 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa një ditë më parë lideri i vendit Boris Johnson doli nga spitali, pasi u shërua nga kronavirusi.
Në disa shtete të tjera të cilat janë prekur keq, kanë filluar masat lehtësuese. Kështu Spanja lejoi disa industri të kthehen në punë pas një mbyllje dy-javore.
Austria nisi sot lehtësimin e masave të izolimit, të cilat ishin ndërmarrë për mbrojtjen nga Covid-19. Mijëra dyqane nën 400 metra katrorë u rihapën, ashtu si edhe dyqanet e pajisjeve të rënda dhe qendrat e kopshtit. Megjithatë për austriakët mbajtja e maskave është e detyrueshme. Austria ka qenë në mesin e vendeve të para evropiane që ka vendosur masat e izolimit rreth një muaj më parë.
Danimarka i ka rihapur shkollat për fëmijët e vegjël.
Italia, vendi më i goditur i Europës, me më shumë se 20,000 viktima nga koronavirusi, do të lejojë disa firma të rifillojnë operimet nga sot.
Por Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi që vendet duhet të tregojnë kujdes në lehtësimin e masave, pasi virusi përhapet shumë shpejt, ndërsa ngadalësohet shumë ngadalë.
Numri i të prekurve në Shtetet e Bashkuara është më shumë se 582 mijë, me 120,000 vdekje, ku 100 mijë prej tyre janë në New York, epiqendrën e virusit./ Euronews


