Rikthehet frikshëm koronavirusi në Kinë, rreth 1300 viktima në 24 orët e fundit

Në Kinë është rritur sërish numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit COVID-19. Për javë me radhë, numri i viktimave ka qenë i qëndrueshëm në rreth 3300 të vdekur, ndërsa sot u rrit në më shumë se 4600.

Kjo për shkak se qyteti i Wuhan, vendi ku shpërtheu virusi, raportoi 1290 raste të pacientëve që kanë humbur jetën, duke rritur kështu me 50% numrin e vdekjeve.

Autoritetet shëndetësore kineze thonë se këtu janë llogaritur edhe numri i pacientëve që kanë vdekur jashtë spitalit, jo vetëm të të shtruarve.

Ka dyshime që Kina mund të ketë manipuluar shifrat për personat e infektuar dhe viktimat, sikurse ka aluduar më herët edhe Presidenti amerikan Donal Trump. Megjithatë, zyrtarët e qytetit të Wuhan kanë këmbëngulur se nuk po mbulohen të dhënat reale.

Burimi: BBC

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in
Variant/e Covid-19, grip stinor apo te dyja?
covid
“COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore! Çfarë tregon studimi i ri, si ka ndikuar koronavirusi tek veshka, mushkëritë e truri
Turizmi shtoi virozat/ Në qendrën shëndetësore të Divjakës këtë vit u trefishuan pacientët
A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma