Një tjetër lajm i mirë vjen nga Spitali Infektiv, i cili është kthyer prej më shumë se një muaji në COVID, ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus.
Mjeku Xhaxho ka mundur të fitojë plotësisht betejën me koronavirusin dhe sot ka dalë nga spitali, duke shkuar në shtëpinë e tij, ku do të vijojë të qëndrojë i izoluar.
Lajmin që Xhaxho ishte shëruar nga COVID-19 e bëri të ditur ditën e djeshme ministrja Manastirliu.
Së bashku me Roland Xhaxhon janë 41 mjekë, infermierë dhe punonjës të personelit shëndetësor në Shqipëri që janë shëruar tashmë nga COVID-19.


