Shoqëria britanike e psikologëve: Mjekët dhe infermierët rrezikojnë stresin post-traumatik

Ata janë në vijën e parë të frontit në betejën kundër koronavirusit. Shpesh punojnë natë e ditë, pa kursyer veten dhe pa u trembur nga rreziku që i rrethon ngado.

Por ajo me të cilën ata përballen, është dicka e papërjetuar kurrë më parë, dhe padyshim do të lërë gjurmë. Por, stafi i shërbimeve mjeksore, që është në përballjen direkte me COVID-19, mund të preket në të ardhmen nga ankthi, stërmundimi apo crregullimet e stresit post-traumatik. Shoqëria britanike e psikologëve, bën apel dhe thotë se ndihmë psikologjike duhet ti garantohet të gjithë punonjësve të shëndetësisë për të evituar rrezikun e një krize të ardhshme mendore.

Zyrtarët thonë se stafi i shërbimit kombëtar mjeksor mund të telefonojë në një numër ndihme nëse ndjehen të stresuar. Por të tjerë thonë se kjo nuk mjafton dhe se qeveritë duhet të ofrojnë më shumë mbështetje për ata që ndjehen të ngarkuar. KJo ndihmë duhet ti ofrohet të gjithë stafit, përfshirë kujdestarët në shtëpitë e kujdesit, punonjësit e morgjeve apo edhe sanitarëve. Punonjësit e shëndetësisë ekspozohen gjithnjë ndaj ngjarjeve që popullata e përgjithshme nuk i ndesh, si humbja e pacientëve, sëmundja e kolegëve, nivele të larta stresi dhe ekspozim ndaj COVID-19.

Trauma, mund ti lërë disa me pagjumësi, një ndjesi corientimi, një ndjenjë faji apo edhe simptoma fizike si dridhje, dhimbje koke, humbje oreksi apo dhimbje. Disa njerëz mund të shohin edhe përkeqësim të shëndetit mendor apo të mbërthehen nga ankthi apo crregullimet e stresit post-traumatik – thonë ekspertët por nëse veprohet tani, shtojnë ata, mund të minimizojmë pasojat e traumës tek ata që po luftojnë COVID-19.

Janë me mijëra ndërkohë të prekurit, e fatkeqësisht janë regjistruar edhe viktima, në britaninë e madhe, por edhe në vende të tjera si italia e spanja, mes radhëve të sektorit të shëndetësisë. Ndërëkohë që në këtë përballje si asnjëherë tjetër, ata thonë se vendet e tyre të punës, nuk u duken më të tilla por u ngjasojnë me fushëbeteja.

Burimi: BBC

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Vaksina anti-Covid ofron 80 % mbrojtje, Bino: Kush rrezikojnë më shumë nga virusi
Studimi i ri: Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in
Dy vaksina në një ditë/ Personeli shëndetësor vaksinohet për gripin dhe Covid-in
Variant/e Covid-19, grip stinor apo te dyja?
covid
“COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore! Çfarë tregon studimi i ri, si ka ndikuar koronavirusi tek veshka, mushkëritë e truri
Turizmi shtoi virozat/ Në qendrën shëndetësore të Divjakës këtë vit u trefishuan pacientët
A po kthehet COVID-19? Mjeku: Qarkullim më të lartë në vjeshtë, të njëjtat simptoma