Recetë popullore për arteriosklerozën

Ka edhe mënyra popullore për sëmundjen e arteriosklerozës. Zona e Elbasanit përdor një të tillë:

hudhra 1350 g hudhra të qëruara, grihen imët dhe shtypen në havan. Ky qull hudhre hidhet në shishe që ka 300 ml alkool 96°. Shishja lihet në qetësi për 10 ditë në vend të freskët pastaj kullohet me pëlhurë të fortë e të pastër.

Lëngu në enë të mbuluar lihet në qetësi 3 ditë. Pihet i përzier me një filxhan (50 ml) qumësht si vijon: fillon me një pikë në herën e parë, pastaj shtohet nga nji pikë në çdo herë derisa arrihet në 15 pika (pra, nëse fillon me një pikë në mëngjesin e ditës së hënë, arrin të marrë pikën e 15-të në darkën e ditës së premte), pastaj ulet gjithashtu një pikë në çdo herë derisa të arrihet në një pikë.

Pas kësaj mjekimi vazhdon me 25 pika 3 herë në ditë derisa të mbarohet lëngu. Kjo kurë mund të përsëritet jo më parë se 4-5 vjet. Ky mjekim vlen edhe për sëmundjet e zemrës dhe hipertensionin.

(Kini kujdes! Çdo mjekim popullor është mirë të konsultohet më parë me mjekun)

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit