Pse qajnë bebet?

Fëmija im i vogël qan shumë. Ndonjëherë mendoj se është thjesht për faktin që është i vogël, por herë të tjera më duket se nuk ia kuptoj problemet që ka. A mund të më ndihmoni?

Përgjigje

Një fëmijë i vogël qan kur diçka nuk shkon mirë, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të kërkuar ndihmë. Shkaqet mund të jenë si më poshtë:

  • bebi qajBebi mund të jetë i uritur, i ndotur, ndihet i vetmuar, jo rehat ose ka frikë
  • Kriza e laktacionit tek nëna. Kërkesa e bebit për qumësht rreth moshës 2-3 muaj, përkohësisht e tejkalon sasinë e qumështit të prodhuar nga gjiri i nënës, prandaj kanë nevojat të vendosen në gji më shpesh. Rekomandohet fort që i vogli të vendoset në gji më shpesh sesa të kalohet në ushqyerje me qumësht artificial.
  • Bebi mund të jetë sëmurë; nga mënyra e të qarit ndryshon dhe ekzaminimi nga mjeku që mund të zbulojë natyrën e sëmundjes.
  • Kolikat abdominale (dhimbjet e barkut) nganjëherë quhen dhe “kolikat tremujore”, pasi rrallë vazhdojnë përtej moshës 3-muajshe. Zakonisht fillojnë në orët e mbrëmjes; kriza fillon papritur me të qara me zë të lartë dhe pak a shumë të vazhdueshme që mund të zgjasin për disa orë, fytyra skuqet dhe mund të vërehet zbehje e zonës përreth gojës; barku është i fryrë dhe i tensionuar, këmbët janë të mbledhura mbi bark; krahët janë të mbledhura. E qara mund të përfundojë kur bebi është krejtësisht i lodhur, por më shpesh vërehet një përmirësim i menjëhershëm pas defekimit ose eliminimit të gazrave. Mund të shoqërohet me thithjen me rrëmbim të gjirit dhe gëlltitjen e ajrit gjatë të pirit.
  • Mbiushqyerja, përmbajtja e lartë e karbohidrateve në qumësht dhe alergjitë intestinale mund të shkaktojnë kolika. Një ekzaminim i kujdesshëm mjekësor është i nevojshëm për të përjashtuar mundësinë e ndonjë invaginacioni, hernie të inkarceuar, qime në syrin e bebit, otiti, pilonefriti apo çrregullime të tjera. Mbajtja e bebit në pozicion vertikal ose vendosja e tij përmbys mund të ndihmojë në disa raste.

Postime të ngjashme

Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?