Mbi 1500 raste aktive me COVID-19/ Cilat janë vatrat “më të nxehta” në Shqipëri

3 pacientë të tjerë humbën jetën nga COVID-19 në vendin tonë, duke e çuar në 107 numrin total të viktimave. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 55 raste të reja në 24 orët e fundit, nga të cilat 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz.

Në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë. 5 qarqe kanë numrin më të madh të të infektuarve aktivë, ku udhëheq Tirana me 737 raste, e ndjekur nga Durrësi me 206 dhe më pas Shkodra me 187, Vlora me 105 dhe Lezha me 84 raste.

Situata paraqitet serioze edhe në Spitalin Infektiv, ku përveç 3 viktimave është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.

COVID-19 – Statistika (17 Korrik 2020)
Testime totale        34,606
Raste pozitive         3,906
Raste të shëruara     2,214
Raste Aktive         1,585
Humbje jete         107 (Qarku Tiranë 55, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         737
Durrës         206
Shkodër         187
Vlorë         105
Lezhë         84
Kukës         54
Korçë         49
Elbasan         42
Fier             39
Berat          37
Dibër        24
Gjirokastër     21

Postime të ngjashme

AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik