Hudhra është vlerësuar për rreth 5000 vjet për efektet e saj në uljen e kolesterolit në gjak. Pranohet gjërësisht tashmë, se hudhra ul rrezikun e infarktit në pacientët që vuajnë nga zemra, është gjithashtu dhe një simulant i sistemit imunitar (mbrojtës) të trupit dhe antibiotik. Aroma e rëndë e hudhrës ka në përmbajtjen e saj sulfure, të cilët i dedikohen pjesës më të madhe të efekteve mjekësore të hudhrës.
Përbërësit: Vajra esenciale me përmbajtje të sulfurëve (allicine, alliin, ajoene) enzima, vitaminat e grupit B, minerale dhe flavonoide.
Veprimi: Antibiotik, ekspetorant (ndihmon në nxjerrjen e gëlbazave), ul tensionin e gjakun, hollon gjakun, përmirëon kolesterolin, ul sheqerin në gjak, o\i dhe vepron kundër paraitëve.
Pjesët që përdoren:
Thelpinjtë e saj konsumohen gjërësisht në rastet e infeksioneve sidomos të rrugëve të frymëmarrjes dhe, sidomos në mykun e zorrëve dhe në lëkurë. Hudhra është një ilaç i mirë për problemet e zemrës dhe të enëve të gjakut në saj të uljes së nivelit të koleterolit, arteriosklerozës dhe rrezikut të trompozës. Hudhra ul tensionin e lartë të gjaku, ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut periferik.
Ajo gjithashtu ul nivelin e sheqerit në gjak dhe në këtë mënyrë mund të përdoret në rastet me diabet dhe vepron si parandalues i kancerit. Duke e përdorur hudhrën të freskët mbi lëkurë shërojnë aknet dhe puçrat e ndryshme.
Si përdoret:
Në dietë, përdorimi i rregullt i tyre ul riskun e sëmundjeve të zemrës, ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe diabetin e sheqerit. Në rastet kur i sëmuri ka probleme të tretjes dhe në raste të gastroenteriteve, disenterisë, krimbave e parazitëve, atëherë, mund ta përdorin pa problem lëngun e saj.
Pihet për të luftuar arteriosklerozën, infeksionet dhe problemet e tretjes.
Në qoftë se i lëmë në ujë ose në qumësht gjatë natës për t’i irë në mëngjes janë shumë të mira kundër parazitëve.
Kapsula dhe perla janë ju forma praktike për të hequr problemin e aromave të rënda si dhe për të marrë efektin e duhur.


