Sa kripë marrin fëmijët tuaj gjatë ditës?

Nga dietologia Blerina Bombaj

E keni menduar ndonjëherë se fëmija juaj mund të jete duke marrë më shumë kripë seç duhet? Ushqimet e sotme përmbajnë shumë më tepër kripë se ushqimet femije vajzanë të shkuarën. Sidomos ato të gatshmet! Ky fakt i vendos fëmijët përpara rrezikut të rritjes së presionit të gjakut dhe të vendosjes së preferencës për kripë që zgjat gjithë jetës. Ja disa nga ushqimet që përbëjnë burim të sasive të tepruara të kripës:

  • Drithërat e gatshme të mëngjesit
  • Picat
  • Salçiçet, sallamet, proshutat
  • Konservat
  • Salcat e gatshme të bëra me mish
  • Supat e gatshme
  • Çibukët, patatinat
  • Kikirikat, farat dhe bajamet e kripura
  • Sanduiçët e gatshëm, hamburgerat
  • Salcat e gatshme, salca e sojës

Ne ju këshillojmë të evitoni sasitë e tepruara të kripës në menunë e fëmijëve tuaj. Ata kanë përmasa trupore më të vogla dhe nuk e përballojnë mirë tepricën e kripës. Sasitë e tepruara të kripës mund të rrisin presionin e gjakut në arteriet e femijës duke e prirur atë të shfaqë hipertension dhe probleme kardiake në moshë të rritur.

Zgjedhjet më të mira për fëmijët janë ushqimet e përgatitura në shtëpi me ushqime të freskëta dhe të papërpunuara. Përpiquni të përmirësoni shijen e ushqimeve vetëm me përbërës natyral si erëzat dhe limoni apo uthulla e mollës. Pasuroni ushqimin e tyre me fruta dhe zarzavate dhe mundësojini konsumin e ujit edhe kur ata harrojnë.

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?