A duhet të pini kafe në një stomak bosh?

nga Daniela Burnazi

Kafja është një nga produktet që e përdorin thuajse të gjithë të rriturit në mëngjes, por lind shpesh pyetja a duhet konsumuar pas mëngjesit, apo esëll?

Sipas studimeve, kafja mund të stimulojë prodhimin e acidit të stomakut. Si e tillë, shumë njerëz mendojnë se kafja irriton stomakun, përkeqëson çrregullimet e zorrëve, të tilla si sindroma e zorrëve të irrituara dhe shkakton urth, ulçer, zbaticë acidi dhe dispepsi.

Megjithatë, hulumtimet nuk arrijnë të gjejnë një lidhje të fortë midis kafesë dhe problemeve të tretjes – pavarësisht nëse e pini atë me stomak bosh, kjo varet nga kategori e caktuar personash sepse varet si i përgjigjet trupi kafeinës.

Pra kafja rrit prodhimin e acidit në stomak, por nuk shkakton probleme me tretjen, të paktën për shumicën e njerëzve. Prandaj nuk është e thënë nëse e pini me stomakun bosh apo pas mëngjesit.

Por, ekzistojnë disa efekte negative nëse e pini kafen esëll në mengjes (në varësi të njerëzve):

– mund të rrisë ndjeshmërinë ndaj kafeinës

– mund të shkaktojë ankth, panik

– mund të përshpejtojë rrahjet e zemrës

– mund të shkaktojë dhimbje koke etj

Burimi: Health Line

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?