Marrim 1 litër uthull dhe disa vargje hudhrash(gërsheta) dhe mbasi i ziejmë mirë me avujt e tyre zbusim mirë vendet e dhembura. Pastaj marrim 100 ml, vaj, 4 të verdha vezësh, 50 gr. naftë, një lugë supe kripë t hollë dhe një filxhan uthull. Mbasi i ziejmë të gjitha së bashku, me lëngun bëjmë masazh vendin e dhembur 4-5 herë në ditë. Përsërisim recetën nëse dhimbja vazhdon.
Mënyrë tjetër
Marrim 2 kg. patate dhe i ziejmë. Patatet i ngjeshim me qumësht. Këtë brumë e vendosim mbi variçe dhe e lëmë deri në mëngjes. Këtë e përsërisim.


