Cila është periudha e inkubacionit të gripit, kur e keni periudhën më ngjitëse të virusit?

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Një nga gjërat më shqetësuese në lidhje me gripin, përveç simptomave të tij, është se mund të ecni me virusin pa e ditur se jeni infektuar. Fatkeqësisht, kjo gjë mund të bëjë që ta përhapni virusin në shumë njerëz, pa e ditur se ju vetë e keni.

Gripi, është një infeksion ngjitës i frymëmarrjes i shkaktuar nga disa viruse gripi që infektojnë hundën, fytin dhe mushkëritë. Virusi mund ta ketë periudhën e inkubacionit deri në 4 ditë, dhe bëhet shumë ngjitës tek të tjerët në kohën që ju shfaqen simptomat.

Çdo vit, gripi shkakton miliona të sëmurë, madje edhe vdekje.  Gjatë sezonit të gripit të vitit 2019-2020, Qendra per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve (QKPS) raporton 56 milion njerëz të prekur nga gripi, 740.000 shtrime në spital dhe 62.000 vdekje nga gripi në SHBA.

Çdokush mund të marrë gripin dhe ta përhapë atë tek të tjerët, madje edhe njerëzit të shëndetshëm. Virusi mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm për grupe të caktuara, përfshirë fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe njerëzit me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Burimi: HEALTH

Postime të ngjashme

Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!
Çfarë i bën dashuria trupit
“15 mijë operacione”,mjeku Petrela: Ka rrethana kur thua,çfarë dua me këtë zanat?
KUJDES NË PLAZH!!! Ja cilat orare duhet të shmangni dhe cilat duhet të qëndroni në plazh