Ja cila është shenja tipike e Covid-19 tek fëmijët

Një studim i ri italian konfirmon një hipotezë që ka qarkulluar që në fazat e hershme të pandemisë Covid-19: fëmijët sëmuren më pak dhe më rrallë. Kur ata kanë simptoma, më e zakonshmja është temperatura. Kjo nuk do të thotë që nëna dhe babai duhet të alarmohen menjëherë kur fëmija i tyre ka temperaturë, por sigurisht që është e rëndësishme që ata të mos i lënë pas dore shenjat.

Rezultatet e studimit italian

Ka kaluar pothuajse një vit që kur rastet e para të Covid-19 u regjistruan në Itali. Pavarësisht nga vështirësitë dhe gabimet, që nga ajo kohë janë bërë disa hapa përpara. Sot, dihet shumë më tepër për sëmundjen dhe trajtimi i saj bëhet në mënyrë më efektive. Për më tepër, shumë studime janë kryer, përfshirë këtu edhe fëmijët. Një nga më të fundit u zhvillua nga Shoqata Italiane e Pediatrisë dhe Shoqëria Italiane e Sëmundjeve Infektive Pediatrike (Sitip) në mbi 50 qendra italiane të sëmundjeve infektive, dhe u prezantua në kongresin e jashtëzakonshëm dixhital të Sip.

Fëmijët shpesh nuk kanë simptoma

Hulumtimi përfshiu 759 fëmijë, nga të cilët 20% ishin nën një vjeç. Deri më sot, ky është studimi më i hollësishëm Evropian mbi rastet pediatrike të infeksionit Covid-19. Autorët mblodhën të dhëna nga një popullatë e larmishme pediatrike, në mënyrë që të kuptonin më mirë progresin e sëmundjes në këtë grupmoshë. Ata kështu zbuluan se infeksioni Sars-Cov-2 tek fëmijët në të vërtetë është kryesisht pa simptoma.

Mos nënvlerësoni temperaturën

Në rastet kur fëmijët shfaqin simptoma, ata kryesisht kanë temperaturë. Në fakt, në 81.9% të rasteve pediatrike të Covid-19, sinjali fillestar është rritja e temperaturës. Pason kollitja (38%), rrufa (20,8%) dhe diarreja (16%). Sidoqoftë, tek adoleshentët, simptomat janë më të ngjashme me ato të të rriturve: ndryshime në shije dhe erë, të vjella, dhimbje koke dhe dhimbje gjoksi. Sipas sondazhit, rrjedhimisht, rrjedha e sëmundjes ndikohet gjithashtu nga mosha në popullatën pediatrike.

Ekspertët, bazuar në këo të dhëna, ftojnë prindërit të tregohen të vëmendshëm për shenjat që shfaqin fëmijët e tyre. Ata nuk duhet të panikosen menjëherë nëse fëmijët kanë temperaturë, por kontaktoni pediatrin për të kuptuar se si të veproni.

Gjatë kongresit, u fol edhe për mundësinë e përhapjes së Covid nga fëmijët. Nga një analizë e gjerë doli se fëmijët rrallë transmetojnë Covid-19: bëhet fjalë për shifrat 8%./ pernenat

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU