Pasojat e rënda te fëmijët nga pandemia

Patologjitë më të shpeshta neurologjike nuk prekin vetëm të rriturit por edhe fëmijët. Disa patologji bien në pah që në vegjeli për t’u diagnostikuar. Mund të përmendim, epilepsinë e cila mbetet sëmundja kryesore neurologjike e cila prek fëmijët. Epilepsia është përcaktuar si dy ose më shumë kriza konvulsive të paprovokuara.

Në një intervistë për gazetën “Shëndet Plus” mjeku neuro-pediatër Armand Shehu tregon më shumë rreth këtyre patologjive tek fëmijë, duke u ndalur veçanërisht tek ndikimi i pandemisë Covid-19.

Referuar statistikave por edhe praktikës suaj të përditshme, a mund të themi që ka një shtim të numrit të fëmijëve me epilepsi vitet e fundit?

Kemi shtim të rasteve dhe është një trend në rritje. Mund të ketë dhe shkaqe rrethanore. Një shkak është përdorimi i mjeteve elektronike, dritat e forta të cilat provokojnë kriza konvulsive dhe mund të shpërthejë një epilepsi. Lodhja, pagjumësia, stresi janë disa faktorë. Periudha e pandemisë ka krijuar një stres të madh. Pandemia ka rritur mundësinë që fëmijët të harxhojnë më shumë kohë dhe më shumë kontakt me pajisjet teknologjike dhe tejkalimi i masës sjell pasoja.

A kemi pasur fëmijë me probleme neurologjike por që janë infektuar me COVID-19?

Po. Shtatë raste me post- COVID-19 të cilët kanë kaluar edhe në encefalite autoimmune, e cila është një sëmundje goxha e rëndë.  Kjo është sëmundje akute e cila ka patur një provokim nga COVID-19. Covid-19 një prej komplikacioneve ku veç mushkërive prek dhe trurin. Këto fëmijë janë trajtuar në klinikën e pediatrisë. Janë në gjendje të mirë shëndetësore./Desara Çela

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU