Rama prezanton reformën për autonominë spitalore: Mjekët do paguhen me orë pune

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me çështjen e “Tires”, ku një ditë më parë janë arrestuar dhe tre infermiere dhe një sanitare duke e çuar në pesë numrin e të arrestuarve në lidhje me marrjen e ryshfeteve në spitalin Covid 2.

Rama më tej është ndalur tek reforma në sistemin Shëndetësor duke thënë se autonomia e do të luftojë korrupsionin. Kryeministri ka theksuar se plani është gati. E gjitha është te autonomia e spitaleve, duke marrë shembull Turqinë.

Kreu i qeverisë tha se mjekët do të paguhen në bazë të orëve të punës që bëjnë, operacioneve apo ekzaminimeve dhe jo uniformë të gjithë si në kooperativë, dhe paratë do i menaxhojë vetë spitali. Kjo do të bëjë, shtoi Rama, që pasi përfundojnë 8 orarëshin ‘të mos turren’ te privati siç ndodh aktualisht, por të punojnë në shtet dhe për këtë punë do të paguhen.

Ky model, tha Rama, do të nisë me spitalin rajonal të Fierit, për t’u shtrirë në të gjithë sistemin e shëndetësisë.

“Ne jemi në gjendje që të hedhim hapin tjetër të madh. Kësaj ambicie i shërben edhe programi i spitalit të ri të Fierit, i cili siç e kam thënë edhe më parë nuk do të jetë vetëm një infrastrukturë moderne, sepse struktura të tilla ne tani kemi, por do të jetë edhe një baze e transferimit të dijes dhe do të shërbeje si projekti pilot për transformimin e administrimit brenda gjithë rrjeteve të spitaleve tona. Një transferim dije i bazuar në modelin e suksesit në Turqi, ku ka një ndarje të qartë mes administrimit të aseteve dhe logjistikës me administrimin e burimeve njerëzore. Ku vlerësimi i performancës së mjekëve sjell edhe masën e shpërblimit të mjekeve. Ku historia e vjetër e mjekeve me dy stacione, një në spital publik dhe një në klinike private merr fund. Është një praktike e panevojshme, sepse duke punuar në spitalin publik, mjekët mund të marrin rroga më të larta se këto që marrin sot në bazë të shërbimit që japin. Ky projekt pilot do të jetë një burim i rëndësishëm informacioni dhe një burim dije edhe për ne në funksion të shtrirjes së modelit në gjitha spitalet tona”, tha Kryeministri Edi Rama.

Autonomia spitalore, u shpreh kryeministri do të nisë me QSUT-në

QSUT-ja është sot pakrahasimisht më mirë seç ishte, por që nga QSUT ne do të hyjmë në fazën tjetër të reformës që është dhënia autonomi dhe dhënia mundësi për mjekët që të jenë jo vetëm shërbëtore të publikut në spital, por edhe të jenë aty si në pronën e tyre në kuptimin më të mirë të fjalës. Në mënyrë që asetet, aparaturat, gjithë shërbimi të behet perfekt si interes i drejtpërdrejtë për të rritur të ardhurat nga puna dhe kjo duke garantuar shërbimin falas për qytetarët në cdo spital publik.

Spitali i Fierit nuk do të paguajnë për shërbimin që marrin në atë spital, por modeli i menaxhimit do të jetë ndryshe nga modeli ekzistues”, tha ndër të tjera Rama.

o.j/dita

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU