Nga sot, mbyllja në ora 20.00/ Policia njofton baret në zonën e bllokut para se ekspertët të komunikojnë masat e reja

Nga sot do të nisë zbatimi i ri i masave anti Covid. Ato pritet të zyrtarizohen gjate ditës nga komiteti i Ekspertëve, por duket se një prej masave që do të njoftohen, e kanë mësuar të parët pronarët e bareve dhe restoranteve.

Top Channel mësoi se policia nisi që dje në mbremje të njoftonte në çdo lokal, kryesisht në zonën e bllokut, pasi nisur që nga kjo e mërkurë mbyllja do të jetë në orën 20.00 për shkak të përkeqësimit të situatës nga Covid-19.

Po ashtu, këtë lajm e konfirmoi për Top Channel edhe kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Henri Jahaj, i cili tha se është dhënë një urdhër verbal, që nga sot baret mbyllen në orën 20:00.

Top Channel e njoftoi dje gjatë ditës se në diskutim ishin 3 fasha orari për mbyljen, ora 18.00, 20.00 dhe 21.00. Po ashtu në diskutim është që baret të funksionojnë vetëm në mjedise të hapura, por kjo pritet të mësohet nga vendimet e Komiteit të ekspertëve sot.

Në mbështetje të masave kufizuese dje u shpreh edhe akademia e shkencave. Drejtuesi i saj Skënder Gjinushi bëri kërkesën per kufizim se paku për 2 javë me qëllim që të bien infektimet. Edhe kryeministri ka folur përgjatë dy ditëve për forcim të kontrolleve dhe për zbatimin e kufizimeve aktuale, por në asnjë rast për mbyllje totale./top channel

 

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO