Rëndohet gjendja e mjekut Pëllumb Pipero, mjeku kardiolog njofton: Është nisur në ITALI për kurim

Mjeku i njohur kardiolog Petrit Vargu ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon se mjeku Pëllumb Pipero është dërguar për kurim në Itali.

Kujtojmë se Pipero u infektua me koronavirus, pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Vargu i ka uruar Piperos shërim të shpejtë, por ka ironizuar kolegët, të cilët deri dje shpreheshin se Covid mund të trajtohej me vitamina dhe suplemente.

Ai ka bërë thirrje që të mos keq informojnë publikun, pasi sëmundja është e rëndë dhe jo të gjithë kanë mundësinë që të kurohen jashtë infektohen.

Postimi i plotë i Vargut:

Profesor Pipero paska shkuar ne Itali per kurim? Si ka mundesi? Kjo semundje kalon vetem me disa vitamina, paracetamol dhe suplemente, kuisnin disa mjeke te orientuar sic duhej, qe mjekimi i kesaj semundjeje te mos rendonte rimbursimin e sigurimeve shendetesore.

Mos disinformoni popullin! Kjo eshte eshte nje semundje e panjohur dhe e pabese. Jo te gjithe i kane mundesite te kurohen jashte, kur gjendja rendohet. Mesataret e fakultetit mund te fshihen, por protokollet e mjekimit jo. Piperos i uroj sherim te shpejte!/newsbomb

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO