“S’po flas kuturu”, Eglantina Bardhi përplaset me zv.ministrin: Qytetarët s’kanë besim te spitalet

Qeveria në perceptimin e vlerësimit publik ka shfaqur një rënie sa i takon menaxhimit të sektorit të shëndetësisë. Këtë trend e zbuloi sondazhi i dytë kombëtar i radhës i kryer për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB.

Drejtorja e shoqatës “Together for Life”, Eglantina Bardhi, thotë se rënia e vlerësimit për qeverinë do vazhdojë, kjo e ndikuar edhe nga rastet e fundit korruptive të zbuluara tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Ajo thotë se qytetarët vijojnë të trajtohen në shtëpi pasi kanë frikë të shkojnë në spitale.

“Nuk mendoj se është një shifër e mirë. Mendoj se është në rënie dhe unë them se do të bjerë. Sot kemi mijëra e mijëra pacientë, që mjekohen nëpër shtëpi e nuk kanë besim tek spitalet. Propaganda po fillon të bëhet bajate. Edhe propaganda nuk po jep efektin e duhur”, tha ajo.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla shprehet në Euronews Albania se deklarata e znj. Bardhi se qytetarët nuk pranojnë të shkojnë në spitale nuk janë aspak të vërteta.

“Të thuash publikisht se njerëzit nuk shkojnë në spitale se kanë frikë, kjo është papërgjegjësie, janë me qindra persona që shkojnë çdo ditë nëpër spitale, janë me qindra që mjekohen në shtëpi nën kujdesin e mjekut të familjes. Ka persona që kurohen në shtëpi jashtë kujdesit të mjekëve dhe ky është një gabim i madh. Aty po ndodhe diçka mrekullueshme çdo ditë. Ata që kurohen në shtëpi me oksigjen mendoj se bëjnë gabim”, tha ai.

Teksa replikoi ashpër me z. Nikolla, drejtorja e shoqatës “Together for Life” solli në debat një rast personal, i cili sipas saj tregon realitetin në sektorin shëndetësor.

“Nuk kanë besim, që këtu fillon. Unë s’po flas kuturu, por mund të them një shembull personal. Kolegia ime, që punoj me të i ka dy prindërit me oksigjen duke u trajtuar në shtëpi dhe nuk shkon në spital. BombolaT e oksigjenit nuk po shiten kot, sepse janë kthyer në një treg të frikshëm. Nëse ke 1000 bombola oksigjeni të shitura në një ditë, do të thotë se po përdoren ato”, shtoi ajo.

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU