Covid-19/ Shteti amerikan u ofron të rinjve 100 Dollarë për të bërë vaksinën

Një shtet amerikan ka deklaruar se do i dhurojë 100 dollarë të gjithë njerëzve që marrin vaksinën e Covid-19. Bëhet fjalë për shtetin e West Virginia, ku shpreson se personat e moshës 16-35 vjeç, kjo dhuratë do i motivojë ata të vaksinohen.

“Fëmijët tanë sot ndoshta nuk e kuptojnë vërtet se sa e rëndësishme është vaksinimi”, tha Guvernatori i Shtetit Jim Justice. West Virginia kishte qenë në mesin e shteteve kryesore amerikane për nivelet e larta të vaksinimit, por përparimi është ngadalësuar në javët e fundit.

Të rinjtë kanë filluar të jenë më hezitues për marrjen e vaksinës. Nisma që ky shtet ka ndërmarrë duke dhuruar 100 dollarë, ka si për qëllim vaksinimin e personave të kësaj grupmoshe, plus interesin, në një datë të mëvonshme, sipas BBC News. West Virginia ka shkallën e 16-të më të lartë të rasteve të reja të koronavirusit për person midis shteteve të SHBA, sipas New York Times.

Postime të ngjashme

Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit