Mbërrrijnë 25 mijë doza vaksina SPUTNIK

Kryeministri Rama ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se sapo kanë mbërritur në Shqipëri dhe 25 mijë doza të vaksinës SPUTNIK. Së bashku me ngarkesën e re që sapo mbërriti kryeministri ka ambicien për të arritur në gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar kundër COVID 19 brenda muajit maj të këtij viti.

Kryeministri Rama ne facebook:

“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK

Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”.

Në Shqipëri kanë mbërritur mijëra doza nga vaksinat Pfizer, Sinovac, Astra Zeneca dhe SPUTNIK.

Deri më tani nga virusi COVID 19 kanë humbur jetën zyrtarisht 2392 persona, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë infektuar në vend 130977 shtetas shqiptarë. Aktualisht të infektuar janë mbi 22 mijë.

Postime të ngjashme

Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit