Epidemiologu: Nuk pritet të ketë valë tjetër infektimesh

Epidemiologu: Shifrat do rriten në 20 ditët e para të Majit por bien më pas.  Vera do jetë e qetë, por duhet kujdes

Kurba e infektimeve nga covid 19, sipas ekspertëve të shëndetiti publik në ditët në vijim do të vi duke u rritur. Por sipas epidemiologut Artan Simaku rritja e rasteve të të infektuarve do të jetë e lehtë.

“Gjatë muajit Prill për shkak dhe të fushatës ka patur dhe grumbullime, po presim që të ketë një rritje të lehtë të numrit të rasteve në gjysmën e parë të muajit Maj dhe parashikohet që ky trend të vazhdojë përsëri në rënie nga fundi i muajit Maj”, është shprehur  epidemiolog Artan Simaku.

Për epidemiologun Simaku,vendi ynë nuk pritet të ketë një valë tjetër infektimesh,duke patur parasysh se një pjesë e popullatës e kanë kaluar covidin  ndërkohë që edhe vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Por vigjilenca sipas tij nuk duhet të ulet.

“Përreth 40% e popullatës mund ta ketë kaluar në mënyrë natyrale dhe kjo e kombinuar me vaksinimin do bëjë që të arrihet i ashtuquajturi imuniteti i tufës. Që të rritet imuniteti i tufës duhet 70-80% e popullatës e imunizuar”, ka treguar epidemiologu.

Sipas Minsitrisë së Shëndetësisë, në vendin tonë zyrtarisht janë infektuar me covid 19,më shumë se 131 mijë persona,prej të cilëve 52% janë femra dhe 48% meshkuj. Sa i përket vdekshmërisë, mbizotërojnë meshkujt me 67% dhe 33% femrat. Ndërsa të infektuar aktivë në mbarë vendin janë mbi 15 mijë qytetarë./Klannews

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet