Nis trajnimi i stafeve mjekësore në qendrat verore, Manastirliu: Do përdoret testimi i shpejtë për turistët

Situata me Covid-19 është duke u normalizuar, dhe zyrtarisht është shpallur edhe çelja e turizmit në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër trajnimin e stafeve mjekësore që do të punojnë në qendrën shëndetësore verore në Shëngjin për ndihmë të shpejtë dhe për testimin e shpejtë të turistëve.

Manastrirliu ka bërë me dije se janë 29 qendra në të gjithë vendin  për të ofruar shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, për ndihmën e pare dhe testimin e shpejtë tek turistët, proces ky që fillon më 15 qershor.

“E kemi nisur nga Lezha trajnimin e grupeve dhe stafeve tona, për sa i përket ndihmës së shpejtë. Duke shtuar dhe faktin që në këtë vit do të kemi edhe një shërbim të shtuar në gjithë qendrat shëndetësore verore, që është testimi i shpejtë. Padyshim që përfshirja e testit të shpejtë brenda strukturave të qendrave shëndetësore vjen si një shërbim i shtuar, që do t’i vlejë shumë qoftë kapjes së hershme të rasteve me Covid, qoftë izolimit të tyre”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja bën apel që pavarësisht lehtësimit të masave ndaj sezonit turistik, të zbatohen protokollet që janë ende në fuqi kundër Covid-19, në mënyrë mospërhapja e infektimit.

Manastirliu nënvizoi se nga strukturat shëndetësore po punohet në disa drejtime, si vaksinimi hapja e qëndrave verore, dezinfektimi dhe trajnimi i stafeve mjekësore, për një sezon turistik të sigurt.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë