Varianti “Delta” është duke frikësuar të gjithë botën, Skënder Brataj zbulon se cili është grupi më i rrezikuar për t’u infektuar

Europa është vënë në alarm prej javësh nga varianti indian i koronavirusit që po përhapet me shpejtësi. Vendi ynë ende nuk ka identifikuar praninë e këtij virusi, por risku është prezent.

Në një intervistë dhënë për televizionin “Klan” kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se të pavaksinuarit janë grupi më i rriskuar për t’u prekur prej këtij mutacioni si dhe për ta shpërndarë atë në popullatë.

“E veçanta e kësaj periudhe me këtë lloj virusi është fakti i infektimit të personave që nuk janë vaksinuar, por edhe atyre që kanë aplikuar një dozë deri më tani. Ndërsa vaksinimi me të dyja dozat e ka ulur me një përqindje shumë herë më të lartë përhapjen e këtij varianti”, tha Brataj.

Edhe më herët, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu ndërsa foli për lehtësimin e masave antiCOVID ngriti alertin nga varianti “Delta”, duke bërë thirrje për vigjilencë.

“Ne do të vijojmë, siç kemi bërë nga dita e pare e epidemisë në vend, të ndjekim rekomandimet e ekspertëve. Po vijojmë më lehtësimin gradual të masave anti-COVID. Nga sot zgjatet ora policore deri në orën 24:00, si edhe lejohet pjesëmarrja e publikut, spektatorëve apo tifozëve në aktivitetet sportive, sociale, kulturore apo konferencat.

Por, ka një alert që ekspertët tanë referojnë dhe doja ta sillja në vëmendjen tuaj dhe të gjithë qytetarëve: Është alerti për shkak të variantit ‘Delta’ (Delta Plus), i cili është identifikuar edhe në vendet e rajonit dhe nga OBSH-ja vlerësohet si variant shqetësues për impaktin në shëndetin publik dhe për këtë arsye kërkohet kujdes maksimal”, theksoi Manastirliu.

Sipas ministres, është e rëndësishme që gjatë këtij procesi të kemi një mbulesë të mirë vaksinale të grupmoshave.

“Ne do të ulim fashën dhe do të vijojmë gjithashtu me ditët e hapura të vaksinimit edhe në muajin korrik dhe gusht. Kemi në fokus vaksinimin, pasi është e vetmja armë jetëshpëtuese. Ndaj, të gjithë atyre që u jepet mundësia për t’u vaksinuar, ta shfrytëzojnë dhe të mos ketë asnjë neglizhencë”./newsbomb

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij