Lemza, mënyra popullore të shërimit

Hysni Dankshi, mjek alternativ

Lemza është një tkurrje e fuqishme e diafragmës, që takohet në ngacmimet e stomakut, në sëmundjet e aparatit tretës në sëmundjet e sistmerit nervor dhe të nervit të diafragmës. A e keni vënë re se kur hahet një kokërr hurmë e papjekur menjëherë të zë lemza? Kjo do të thotë që ndodh tkurrja e diafragmës (ose kur lemza shkaktë kujton ndonjë i afërt të zë lemza) dhe kjo është me prejardhje, siç thotë një shprehje, kur të do apo të kujton një e afërt apo i dashuri juaj, ju zë lemza dhe kjo do të thotë që ai ndien diçka për të dhe ia ndien shpirti. A e keni vënë re kur hani një gjellë shumë të ftohtë në mëngjes iu zë lemza, pra ngushtohet diafragma.

-Merrni 1 lugë kafeje me sheqer dhe hidhni disa pika uthull të fortë rrushi.

-Për mjekimin e lemzës merrni 1-6 gjethe rrushi të egër (rrush larush), pasi e grimconi, e zieni në 200 gr ujë për rreth 10 minuta. Më pas e kulloni dhe e pini me gllënjka.

lemza-Më përpara mjekët popullorë të fshatrave vepronin kështu: kur personin e zinte lemza dhe nuk pushonte me mjekimet e zakonshme, i zbraznin një pushkë në befasi për ta tronditur. Shpifni për të sëmurin sikur ai të kishte bërë faj të rëndë, me qëllim që t’i shkaktoni një tronditje morale e t’i hiqni vëmendjen nga sëmundja.

-Merrni 1 të kuqe veze dhe 2 lugë pluhur kafeje. I përzieni mirë dhe pastaj në to hidhni edhe 1 lugë lëng limoni, kështu krijohet një lloj kremi. Nga ky ilaç i jepet të sëmurit nga 1 lugë kafeje sa herë që e zë lemza.

-Ka edhe metoda të tjera ndihmëse për të ndaluar lemzën. Në momentin që iu zë lemza merrni 1 gotë ujë e pijeni dhe me dorën tjetër mbyllni hundën që të mos merrni frymë me hundë, derisa të përfundoni gotën e ujit. Atëherë hiqeni dorën nga hunda dhe do të shihni se lemza do të zhduket.

-Është një metodë pak e ngjashme me të parën. Në momentin kur të zë lëmza, merrni përsëri 1 gotë ujë për ta pirë, por në të njëjtën kohë një person tjetër duhet t’ju zërë dy vrimat e veshit derisa të pini gotën me ujë, pastaj do të shihni se lemza nuk është më e pranishme tek ju.

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera