Ejakulacioni i parakohshëm, cilat janë shkaqet

Nga urologu Rezar Rusi

Shkaku i saktë i ejakulimit të parakohshëm nuk dihet. Më parë mendohej se ishte vetëm psikologjik, ndërsa tani mendohet se është më i komplikuar dhe përfshin një ndërveprim kompleks faktorësh psikologjikë dhe biologjikë.

marredhenie ciftShkaqet psikologjike

Disa mjekë besojnë se eksperiencat e para seksuale mund të vendosin një model që është e vështirë të ndryshojë më vonë gjatë jetës siç është:

Gjendjet kur pacienti ngutet për të arritur orgazmën me qëllim të evitojë zbulimin e problemit

Të ndjerit fajtor para partneres duke e bërë të ngutet në kryerjen e aktit seksual

Faktorë të tjerë që ndikojnë janë:

Impotenca. Burrat që kanë ankth përsa i përket pasjes së një ereksioni të mirë gjatë aktit seksual, mund të krijojnë modelin e ngutjes për të ejakuluar, e cila është e vështirë të ndryshojë më vonë.

Ankthi. Shumë burra me ejakulacion të parakohshëm kanë gjithashtu probleme me ankthin qoftë ky i lidhur specifikisht me performancën seksuale, qoftë i lidhur me çështje të tjera.

adoleshent marredhenieProbleme të marrëdhënieve me partnerin. Nëse burri ka marrëdhënie seksuale të kënaqshme me partnerë të ndryshëm në të cilat nuk ankohet për ejakulacioni të parakohshëm ose ai është i rrallë, atëherë kur ky problem shfaqet në një partnere të re, ka mundësi që marrëdhëniet ndërpersonale me partneren e re mund të kontribuojnë për këtë.

Shkaqe biologjike

Janë një sërë faktorësh biologjike që mund të kontribuojnë në ejakulacionin e parakohshëm:

  • Niveli anormal i hormoneve
  • Nivel anormal i disa substancave kimike të trurit që quhen neurotransmetues
  • Reflekse anormale të sistemit ejakulator
  • Disa probleme të gjendrës së tiroides
  • Inflamacioni dhe infeksioni i prostatës dhe uretrës
  • Tipare trashëguese
  • Dëmtime të nervave nga ndërhyrjet kirurgjikale ose traumat

Postime të ngjashme

Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet