Aktiviteti fizik, çfarë rekomandohet për secilën moshë

Aktiviteti fizik ka të bëjë me çdo lëvizje trupore të prodhuar nga muskujt skeletorë, që kërkon shpenzime të energjisë. Aktivitet fizik i moderuar klasifikohen të gjitha aktivitetet që shoqërohen me rritjen e ritmit të frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës, djersitje e lehtë, por ende është e mundur për të bashkëbiseduar në sport ushtrimemënyrë komode (siç mund të jetë një ecje e shpejtë).

Aktivitet fizik intensiv arrihet në rastet kur aktivitetet shoqërohen me një frymëmarrje të rënduar dhe një rritje domethënëse të rrahjeve të zemrës, marrje frymë me vështirësi, djersitje e shtuar dhe thuajse është e pamundur të flasësh (vrap apo futboll, etj). Kemi të bëjmë me aktivitet fizik jo të mjaftueshëm dhe sedentarizëm kur kryhet vetëm një ose dy herë në javë aktivitet fizik i moderuar.

Rekomandimet për moshat 18-65 vjeç

Për këtë kategori rekomandohet 30 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar, për 5 ditë në javë, ose 20 minuta aktivitet fizik me intensitet të fuqishëm për 3 ditë në javë. Ndërkohë që mund të bëhet edhe një kombinim i këtyre dy formave, por e rëndësishme është që mos neglizhohet qoftë kryerja e disa ushtrimeve të thjeshta gjatë ditës, apo ecja në këmbë.

Për të rriturit e moshave mbi 65 vjeç

Rekomandimet janë të njëjta me ato të përshkruara më lart, por për të rriturit e moshave mbi 65 vjeç një përmirësim domethënës i shëndetit është arritur me sigurimin e rreth 30 minutave aktivitet fizik me intensitet të moderuar, të paktën në pesë ditë të javës, si: not, vallëzim, kopshtari, ecje në këmbë, biçikleta, riparimet në shtëpi, përdorimi i shkallëve, kryerja e punëve me dorë dhe shfrytëzimi i të gjitha mundësive të vogla për të qenë aktiv.

Postime të ngjashme

Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret