“Covid-19 do të bëhet i menaxhueshëm”/ BioNTech thotë se virusi do të jetë mes nesh për vite me radhë

Bashkëthemeluesja e BioNTech, kompanisë gjermane që krijoi një vaksinë kundër Covid-19 së bashku me Pfizer, tha për CNBC se bota “nuk duhet të jetojë me frikë” nga virusi.

“Covid do të bëhet i menaxhueshëm. Që tani ka filluar të bëhet i tillë”, tha Dr. Ozlem Tureci. Sidoqoftë, ajo shtoi se “na pret një normalitet i ri, sepse ky virus do të na shoqërojë për disa vite në të ardhmen”. E pyetur në lidhje me shqetësimet mbi variantet e reja të koronavirusit, ajo tha se BioNTech “po i vlerëson vazhdimisht variantet e ardhshme, dhe do të ketë më shumë të tilla”. Tureci tha se duheshin më shumë të dhëna për të udhëhequr rrugën e daljes nga pandemia, por ajo mendon se në të ardhmen, mund të jepen doza përforcuese çdo 12 ose 18 muaj.

Përpara Covid-19, fokusi kryesor i kompanisë kishin qenë “imunoterapitë e individualizuara” për mjekimin e kancerit dhe përdorimin e teknologjisë mARN që stimulon përgjigjen imunitare të trupit. Gjithashtu kompania është duke punuar në zhvillimin e një vaksine për malarian.

“Ne zotëronim tashmë shkencën dhe njohuritë e nevojshme në lidhje me mekanizmat imunitare dhe mënyrën si ato mund të përdoren kundër viruseve dhe si mund ta shfrytëzojnë atë,” tha Tureci.

“Shtylla tjetër e përgjigjes tonë ishte teknologjia mARN, e cila ndërvepron me sistemin imunitar dhe i mëson atij si të reagojë kundër viruseve me saktësi të lartë”.

Me Covid-19, kompani provoi se ishte në gjendje të zhvillonte një vaksinë në më pak se një vit.

Kur e pyetën nëse ky mund të jetë rasti për të gjitha vaksinat e tjera në të ardhmen, Tureci tha se kishte pasur “prioritet të lartë për kërcënimin global të COVID-19″, por nga ato përpjekje ishin nxjerrë mësime të vlefshme.

“Ka disa zbulime që mendoj se, nëse i transferojmë në kërkimet e ardhshme të ilaçeve, mund të na ndihmojnë të jemi më të shpejtë. Për shembull, për infeksionet jo-pandemike, apo edhe për kancerin dhe sëmundjet autoimune,” tha ajo.

Raporti gjinor

Tureci mendon se shembuj të tillë të shkencëtareve femra të profilit të lartë janë “shumë të rëndësishme” dhe kanë qenë një nga arsyet e suksesit të BioNTech.

“Unë besoj se një nga sekretet pse kemi qenë të suksesshëm si ekip dhe si kompani, është se jemi një ekip i balancuar gjinor. Pothuajse gjysma e fuqisë punëtore përbëhet nga femra dhe gjithashtu në nivelet e larta drejtuese, gjysma e ekipeve tona janë femra”, tha ajo.

Postime të ngjashme

'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu