Sa të shpeshta janë hemorroidet dhe si diagnostifikohen?

Nga Altin Cekodhima, gastro-enterolog

Hemorroidet janë shumë të shpeshta si te burrat, edhe te gratë. Rreth gjysma e popullsisë kanë hemorroide rreth moshës 50 vjeç. Gjithashtu, hemorroidet majasell hemorroidmund të jenë të shpeshta dhe tek gratë shtatzëna, situatë e cila shpjegohet me presionin që fetusi shkakton në bark, gjithashtu dhe ndryshimet hormonale shkaktojnë zgjerim të venave hemorroidale. Gjithsesi, hemorroidet gjatë shtatzënisë janë probleme kalimtare.

Si diagnostikohen hemorroidet?

Një diagnostikim i saktë mund të bëhet vetëm nga mjeku. Është shumë e rëndësishme që ju të paraqiteni tek mjeku specialist në momentin që keni hemorragji, sepse ajo mund të jetë shenjë e sëmundjeve të tjera të traktit tretës, përfshi dhe kancerin (kolorektal) i zorrës së trashë.

Doktori do të ekzaminojë anusin tuaj nëpërmjet “touché rectale” ekzaminim digjital, e cila realizohet me gisht të lubrifikuar për të prekur anomalitë përreth.

Një tjetër ekzaminim për hemorroidet është ai me anoskop, një tub i ndriçuar që lejon pamjen e anusit nga brenda për të vlerësuar hemorroidet e brendshme.

Për të përjashtuar mundësinë e ndonjë sëmundjeje tjetër të traktit tretës, është shumë e rëndësishme të kryhet vidoekolonoskopia.

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim