Shkencëtarja paralajmëron për një pandemi të re “më vdekjeprurëse”

Zhvilluesja kryesore e vaksinës kundër koronavirusit të Oxford/AstraZeneca ka paralajmëruar se pandemia e ardhshme mund të jetë “më vdekjeprurëse”, duke bërë thirrje që të bëhen parapërgatitje më të mira. Sarah Gilbert tha se bota duhet të mësojë nga pandemia e COVID-19.

“Kjo nuk do të jetë hera e fundit që virusi do të kërcënojë jetën tonë. E vërteta është që, (pandemia) e ardhshme do të jetë më e keqe. Mund të jetë më ngjitëse ose më vdekjeprurëse, ose të dyja së bashku”, tha Gilbert.

“Përparimet që kemi bërë dhe njohuritë që kemi fituar, nuk duhet t’i humbasim”, tha ajo.

Vaksina e prodhuar nga Universiteti i Oxfordit dhe kompania AstraZeneca ishte vaksina e parë kundër koronavirusit që fillimisht u miratua për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar dhe aktualisht përdoret në mbi 170 shtete të botës.

Për shkak të rolit të saj në zbulimin e vaksinës, Gilbert është nderuar nga Mbretëresha Elizabeth II e cila ia ka ndarë titullin Damë.

Ajo ka punuar në prodhimin dhe testimin e vaksinave për më shumë se një dekadë, kryesisht duke përdorur antigjenët nga malaria dhe gripi dhe nisi projektin për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit në fillim të vitit 2020, pasi virusi u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019.

Përderisa bota po përballet me variantin e ri të koronavirusit, Omicron, Gilbert bëri thirrje për kujdes të shtuar.

“Derisa të dimë më shumë, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të ndërmarrim hapa për të frenuar përhapjen e këtij varianti të ri”, tha ajo./ REL

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën