Lëngu i karrotës dhe portokallit: Vlerat ushqyese e vitaminoze të këtij kombinimi

Lëngu të karrotës dhe portokallit është një mënyrë e dobishme për të përfituar shumicën e vlerave, sepse nëpërmjet tyre merrni vitamina, minerale dhe ushqyes të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit tuaj.

Vitamina C: Nëse përfshini lëngun e karrotës dhe portokallit në dietën tuaj, do të plotësoni dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C. Një gotë normale me lëng të nxjerrë nga një sasi e barabartë karrotash dhe portokallesh ku mund të shtoni edhe pak panxhar përmban 85 përqind e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine për femrat dhe 71 përqind për meshkujt. Vitamina C forcon prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në prodhimin e energjisë.

Vitamina A: Një racion i lëngut të karrotës dhe portokallit është një burim i shkëlqyer i vitaminës A. Në çdo gotë do të gjeni përafërsisht 508 përqind të dozës së rekomanduar për meshkujt dhe 652 përqind të asaj të rekomanduar për femrat. Vitamina A ndihmon në zhvillimin e indeve, ruan shëndetin e sistemit imunitar, qelizat e kuqe të gjakut dhe lëkurën. Kjo vitaminë mbështet funksionet e retinës së syrit dhe përmirëson shikimin.

Folatet: Lëngu i karrotës dhe portokallit ofron folate, ose vitaminën B-9 që ndihmon në metabolizmin e acideve nukleike dhe amino acideve, përbërës që janë pjesë e ADN-së dhe proteinës. Një dietë e pasur me folat e bën jetën tuaj më të gjatë. Folati mbron kundër difekteve në lindje dhe komplikimeve të tjera tek femrat shtatzënë. Një gotë normale me lëng karrote dhe portokalli përmban 146 mikrogram folat ose 37 përqind të dozës së rekomanduar ditore.

Vlera të tjera: Pirja e lëngut të karrotës dhe portokallit ofron ushqyes të tjerë të dobishëm për qarkullimin e gjakut. Ky lëng përmban 732 miligramë kalium, ose 16 përqind të dozës së rekomanduar ditore. Kaliumi ul tensionin e gjakut dhe ndjeshmërinë ndaj ndikimit të kripës në rritjen e tensionit.

Jeni në kërkim të një recete të thjeshtë dhe të shijshme të cilën mund ta ndani me të gjithë familjen? Karrotat dhe portokallet, në sasi të barabarta, funksionojnë mirë së bashku dhe janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C e cila ndihmon organizmin të përthithë më mirë hekurin.

Të dyja ofrojnë beta karoten që kthehet në vitaminë A dhe ju ndhmon të keni një paraqitje rinore nëpërmjet sasive të larta të kolagjenit dhe sistemit të fuqizuar imunitar.

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë