Ja maskat që dermatologët nuk ua sugjerojnë aspak

Skrabet me kripë: Eksfolimi ka rëndësi, por zgjedhja e kripës është e rrezikshme. Kripa është e ashpër dhe skajet e saj mund të shkaktojnë gërvishtje të lëkurës duke e irrituar. Një gjë e tillë bëhet burim infeksionesh. Dermatologët thonë se përdorimi i kripës në formë skrabi mund të dëmtojë “barrierën” mbrojtëse të lëkurës.

Limoni për të çelur ngjyrën e flokëve: Nëse po mendoni të përdorni limonin për të çelur ngjyrën e flokëve, ndaloni, merrini limonat dhe bëni një limonatë. Përdorimi i limonit mund të ketë vërtet rezultat, por efektet anësore janë të mëdha. Ka gjasë që flokët të thahen dhe të bëhen më të dobët.

Skrabet për buzët: Buzët janë të ndjeshme, ndaj gjëja e fundit që duhet të mendoni është përdorimi i skrabeve me teksturë të ashpër. Nëse doni patjetër të bëni skrab, mund të bëni bashkë pak sodë buke me ujë dhe ta aplikoni në zonën e buzëve. Kjo përzierje nuk do t’ju irritojë buzët. / WebMD

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore