Sallata e Jennifer Aniston te ‘Friends’ bëhet virale: Ja receta sekrete e mbushur me proteina

Fansat e “Friends” mund ta dinë se Jennifer Aniston hante të njëjtën sallatë gjatë xhirimeve, për dhjetë vjet, çdo ditë e çdo ditë: Të njëjtat barishte, perime dhe drithëra.

Pavarësisht se “Friends” përfundoi gati 18 vjet më parë, fansat e saj e kanë dashur prej kohësh recetën për sallatën e mbushur me proteina.

Receta për të ashtuquajturën “Sallata Jennifer Aniston” është përshtatur herë pas here gjatë viteve. Tani ajo po bën xhiron e rrjetit përsëri nëpër platformat e rrjeteve sociale, duke përfshirë Instagramin dhe TikTokun – sepse një sallatë kaq e famshme duhet të provohet nga të gjithë.

Për shkak se receta origjinale është zhdukur, është e vështirë të konfirmohet prejardhja e recetës aktuale që është bërë virale. Sidoqoftë, duket e shijshme!

Sallata Jennifer Aniston

– 3.5 filxhanë grurë bulgur të gatuar
– 2-3 kastraveca të vegjël të copëtuar
– ½  filxhan majdanoz të grirë
– ½ filxhan nenexhik të copëtuar
– pak qepë të kuqe të copëtuar
– ½  filxhan fëstëkë të copëtuar
– 1 filxhan çaji me qiqra, të kulluara dhe të shpëlara
– lëngu i 1 limoni
– ¼ filxhan me vaj ulliri ekstra të virgjër
– kripë dhe piper
– ½ filxhan me djathë. /New York Post

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës