U infektua me Covid-19/ Si paraqitet gjendja shëndetësore e Mbretëreshës Elizabeth

Një konferencë e planifikuar për sot është anuluar nga Mbretëresha Elizabeth, sipas Daily Mail, pasi ajo vazhdon të shfaqë simptoma të lehta pasi u diagnostikua pozitive me koronavirus, siç njoftoi një përfaqësues i Buckingham Palace.

Një zëdhënës i Pallatit tha këtë mëngjes se “Mbretëresha është ende duke përjetuar simptoma të lehta të ftohjes dhe kështu ajo vendosi të mos mbajë konferencën e planifikuar për sot”.

Pallati kishte njoftuar se mbretëresha doli pozitive të dielën.

Konkretisht në njoftimin e Buckingham Palace thuhej:

“Pallati Buckingham konfirmon se Mbretëresha ka rezultuar pozitive me Covid. Madhëria po përjeton simptoma të lehta të ftohjes dhe pret të rifillojë detyrat e tij në Windsor javën e ardhshme. Ajo do të vazhdojë të marrë kujdesin mjekësor dhe do të ndjekë të gjitha udhëzimet e duhura”.

Sipas Daily Mail, 95-vjeçarja do të zhvillojë një sërë bisedash telefonike këtë javë, ndërsa vetëm një ngjarje, ku ajo ishte planifikuar të merrte pjesë, do të anulohet.

Sa i përket orarit të saj për ditët e mbetura, siç është biseda e saj javore me kryeministrin Boris Johnson, e planifikuar për të mërkurën, do të vendoset nëse do të ketë ndonjë ndryshim në orët e ardhshme ./Daily Mail

Postime të ngjashme

Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit