Ami (Amni visnaga) = Që në kohërat e lashta farat e kësaj bime janë përdorur për të relaksuar muskujt në rastet e astmës dhe kolikave (dhimbje të forta të padurueshme në formë krizash).
Përbërësit: Furanokrome, kumarin borneol, linalool, flavonoide, sterile.
Veprimi: Antismike, relaksante, antiazmatike, diuretike, relakson arteriet koronare.
Pjesët që përdoren:
Farat, këto janë burimi i kromoglikatit dhe amiodaronit të përdorur për të normalizuar të rrahurat e zemrës.
Farat e saj përdoren si diuretikë dhe për të trajtuar problemet e lëkurës si vitiligo dhe psoriasis.
Përdorimi:
Farat mund të përdoren si çaj i përqendruar për astmën, spazmat bronkiale dhe bronkitin.
Përdoren 20 pika nga tinktura në pak ujë për të lehtësuar dhimbjet nga gurët në tëmth, spazmat urinare dhe kolikat.
Hidhen në ujë enë me një të valuar një lugë çaji fara dhe avujt thithen me hundë. Kjo përdoret për të qetësuar krizat e lehta të astmës dhe spazmat bronkiale, si dhe kalojat.
Kapsulat: përdoren 1-2 kapsula në vakt për të luftuar ataket e astmës dhe për të përmirësuar furnizimin më gjak në zemër, në rastet me angina pektoris.
Shurupi: përdoret i përgatitur nga çaji për bronkitin dhe kollën e mirë.
Edhe farat e kësaj bime përdoren në formë kremi për të lyer zonat me psoriasis dhe vitiligo. Ato zihen 1 lugë gjethe në një gotë ujë për 10-15 minuta, pastaj mjekohet 2 herë në ditë.
Kjo bimë duhet evituar në rastet me tension të lartë arterial, diabet, si dhe në rastet kur i sëmuri ka alergji nga bima, duhet ndërprerë përdorimi i saj me doza të larta ose për një kohë shumë të gjatë, sepse mund të shkaktojë (të përziera) dhe pagjumësi.


