Shëndeti oral, si ndikon në jetën seksuale të një mashkulli?

Buzëqeshja e shëndetshme ofron bukuri te një burrë por kjo nuk është arsyeja e vetme pse ata duhet të trajtojnë sa më shpejt çdo problem me dhëmbët. Sipas një studimi të ri, sëmundjet orale mund të dëmtojnë ndjeshëm performancën seksuale të një burri. Studiuesit nga Universiteti i Granadës zbuluan se sëmundja e mishrave të dhëmbëve shoqërohej me një rrezik në rritje të zhvillimit të mosfunksionimit erektil.

Studimi sugjeron se marrëdhënia midis shëndetit oral dhe seksual mund të jetë reciproke, pasi studiuesit gjetën gjithashtu prova që burrat me mosfunksionim erektil kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të mishrave të dhëmbëve si periodontiti. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve dhe disfunksioni erektil, thotë studimi, janë të lidhura me një proteinë të prodhuar në mëlçi.

Nga të gjithë meshkujt në studim, 80 u diagnostikuan me mosfunksionim erektil. Ekzaminimi dentar që pjesëmarrësit iu nënshtruan, tregoi se sëmundjet e mishrave të dhëmbëve shoqërohen me 2.17 herë më shumë shanse për të pasur probleme me ereksionin. Gjetjet e reja nënvizojnë rëndësinë e shëndetit oral jo vetëm për ruajtjen e një buzëqeshjeje të bukur tek meshkujt, por edhe për aspekte të shëndetit të tyre si seksualiteti. /Marie Claire

Postime të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale
5 gjëra themelore për prostatë sa më të shëndetshme
Zbulohet kërcënim i ri i frikshëm për fertilitetin mashkullor, prek më shumë të rinjtë e moshës 25-35 vjeç